Policia e Kosovës: 57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1953 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 30 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Gjysmëfinale spektakolare, kush do ta prekë finalen e Kupës së Botës?

Read Next

Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit