Kusari – Lila: Po punojmë për afrim të legjislacionit me BE-në për akreditim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2226 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 14 aksidente me persona të lënduar dhe 38 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 92226iketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente. /RTKlive