Thomas Muller shpreh skepticizëm mbi ndikimin e Messit dhe Ronaldos në Kupën e Botës
Ditën e sotme do të startojë zyrtarisht Kampionati Botëror I futbollit 2026, ku ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Edhe qytetarët po e presin pa padurim këtë eveniment kaq të madh futbollistik, derisa kanë dhënë edhe parashikimet tyre, duke mos e përjashtuar mundësinë që ky Botëror të sjellë edhe ndonjë befasi të dorës së parë.
Qytetari Edmond Zaiti tregon se po e pret Botërorin si çdo adhurues tjetër i futbollit, duke numëruar edhe kombëtaret që i sheh si favorite kryesore për të shkuar deri në fund.
“Mirë, po e presim si të gjithë të tjerët, pak më ndryshe prej orarit. Unë jam me Anglinë, por ishalla fiton Portugalia për shkak të Ronaldos. Besoj që Portugalia, Argjentina ose Anglia mund të fitojnë.”
Për Haki Rudakin, nuk ka shumë dyshime kur bëhet fjalë për fituesin e mundshëm, duke u bazuar te historia dhe dominimi i një prej kombëtareve më të mëdha në botë.
Rudaki: “Brazili, se e ka traditë.”
Muhamet Rama bën një analizë më të gjerë të kampionatit, duke theksuar numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë edicion të 23-të dhe ndarjen e trofeve mes Evropës dhe kontinenteve të tjera.
“Aty ka 48 shtete, shumë shtete, zor është me ditë se kush fiton. Nashta fiton Franca, fiton Anglia, Gjermania, Portugalia ose Holanda e Brazili e Argjentina. Jo veç unë, po s’ka kush e din se kush ka me fitu. Deri tash kanë qenë 22 kampionate botërore, ky është i 23-ti. Evropa ka fitu më shumë, 12 gjithsej, e jashtë Evrope i kanë fitu 10.”
Përveç listimit të favoritëve dhe mundësisë për ndonjë befasi nga Afrika, Mirset Krasniqi ka shprehur një kritikë të ashpër ndaj FIFA-s dhe UEFA-s lidhur me çmimin e lartë dhe të biletave.
“Ka disa favoritë, por nuk do të thotë se gjithmonë fitojnë favoritët. Aty është Spanja, Franca, Holanda, Gjermania, Argjentina, Brazili, po edhe Anglia, por nuk përjashtohet edhe ndonjë befasi nga shtetet afrikane.
Ethet e Botërorit 2026 tashmë kanë kapluar edhe kryeqytetin e Kosovës. Ndonëse opinionet e qytetarëve të Prishtinës janë të ndara sa u përket favoritëve ajo që mbetet e përbashkët është shqetësimi për anën komerciale dhe çmimet e larta, çka tregon se futbolli po shihet gjithnjë e më shumë si biznes sesa thjesht një lojë e popullit. /KosovaPress/