AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 10 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 1654 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 21 persona, ndërsa 9 persona janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit. /RTKlive