Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 58 aksidente trafiku. Prej tyre, 27 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 31 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sa i përket masave në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,235 tiketa trafiku.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 12 persona, ndërsa 8 persona janë dërguar në mbajtje. Një person është raportuar se është në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor. /tvsyrivision/