Policia daneze arreston aktivisten mjedisore Greta Thunberg

Policia daneze ka arrestuar aktivisten mjedisore Greta Thunberg në Copenhagen, në një protestë kundër luftës në Gaza, tha një zëdhënës i grupit studentor që organizon demonstratën.

Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën në Universitetin e Copenhagen-it, pasi 20 persona bllokuan hyrjen e një ndërtese dhe tre hynë brenda, tha një zëdhënës i Policisë.

Policia nuk pranoi të konfirmonte identitetin e ndonjë prej të arrestuarve, por një zëdhënës i Studentëve Kundër Okupimit tha se Thunberg, 21 vjeç, ishte një nga të arrestuarit.

Një foto e Thunberg-ut e publikuar nga gazeta e lajmeve Ekstra Bladet e tregonte atë të veshur me pranga, siç thoshte gazeta, dhe një shall bardh e zi të mbështjellë mbi supet e saj.

Ndërkohë, Thunberg ndau imazhe në Instagram të policisë së trazirave duke hyrë në një ndërtesë ku Studentët kundër pushtimit po organizonin një protestë.

“Nuk mund t’i konfirmoj emrat e të arrestuarve, por gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me demonstratën”, tha një zëdhënës i policisë së Copenhagen. “Ata dyshohen se kanë hyrë me forcë në ndërtesë dhe kanë bllokuar hyrjen”, shtoi ai.

Studentët kundër pushtimit thanë në një deklaratë të postuar në Instagram se “ndërsa situata në Palestinë vetëm sa përkeqësohet, Universiteti i Kopenhagës vazhdon bashkëpunimin me institucionet akademike në Izrael”.

“Ne po pushtojmë administratën qendrore [të universitetit] me një kërkesë: bojkot akademik tani”.

Protestuesit pro-palestinezë kanë ngritur kampe në universitete anembanë SHBA-ve dhe Evropës që nga pranvera e kaluar për të protestuar kundër bombardimeve të Gazës nga Izraeli dhe pushtimit të territoreve palestineze. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Read Next

Shqipëri – Gjeorgji, Arbër ​Hoxha: Ftoj shqiptarët që ta mbushin stadiumin