Policia bllokon anijen ruse me mbi 22 mijë litra naftë në Portin e Durrësit

Një anije ruse është bllokuar në Portin e Durrësit nga policia.

Dyshohet se ajo barte me vete një ngarkesë prej 22 mijë e 500 litrash naftë.

Njoftimi u bë nga ana e Policisë së Shtetit.

“Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

/KlanKosova/

Read Previous

Blinken në Turqi, kërkon anëtarësim të shpejtë të nordikëve në NATO

Read Next

Operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve në Turqi po ndërpriten, vazhdojnë kërkimet vetëm në dy provinca