Policia bastis një lokal në veri të Mitrovicës, konfiskon armë të ftohta

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një lokal në “Rrugën e Tetovës” në veri të Mitrovicës.

Gjatë këtij aksioni, Sinjali merr vesh se te dy të dyshuar që ndodheshin në atë lokal, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë të ftohtë – thikë, dy boksa të hekurit dhe një biber sprey.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Një grua tenton të vetëvritet

Read Next

Liburn Aliu del sot para Gjykatës, akuzohet për keqpërdorim detyre