Policia arreston tre persona të dyshuar për vrasjen në Gllogjan

H.M. K.M. dhe M.M., janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë në Gllogjan.

Të dyshuarve u janë konfiskuar dy armë zjarri: një pistoletë dhe një kallashnikov.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani, pjesëtare e familjes së të dyshuarve për vrasjet.

Dyshohet se arsyeja e vetëvrasjes së vajzës, ndërlidhet me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, të qëlluar për vdekje para 13 ditësh në Gllogjan.

Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

/Paparaci/

Read Previous

​Nagavci: Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend

Read Next

Ka të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokurori i Shtetit sonte jep detaje