Vjedhja e bicikletave ishte kthyer në një trend muajve të fundit në qytetin e Gjakovës. Shumë persona kishin raportuar vjedhjen e tyre në stacionin policor. Shefi i sektorit të hetimeve në Gjakovë Kapiten Emin Hoxhaj konfirmoi për televizionin tonë se pas një aksioni të ndërmarrë nga njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë është bërë arrestimi i një personi që dyshohet se vazhdimisht ka vjedhur biçikleta.
Sipas Hoxhaj policia ka arritur të lokalizojë rreth 12 bicikleta, dhe tashmë janë në fazën e identifikimit të pronarëve të tyre.
Njësia e hetimeve në stacionin policor të Gjakovës bën të ditur se ka bërë lokalizimin edhe disa motorsharrave dhe llaptopëve të vjedhur ditëve të fundit në qytetin e Gjakovës.