Policia apelon qytetarët: Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur marrin pjesë në ahengje të dasmave në momentin e marrjes së nuses me vetura në trafik.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia rekomandon qytetarët që të mos dalin me pjesë të trupit janë veturës osë të ulen në dritare të saj e të kërcejnë.

Po ashtu ka apeluar që mos të ndalojnë me veturë e të vallëzojnë në rrugë.

“Mos përdorni mjete video-inçizuese nga dritaret e automjetit”, thuhet në apelin e Policisë.

Në të kundërt këto sjellje gjatë lëvizjes së mjetit do të dënohen me gjobë dhe pikë negative për shoferin e automjetit dhe gjobë ndaj personave të tjerë.

Read Previous

Macron: “Lufta në Gaza duhet të ndalet”

Read Next

Antiracistët shpëtuan Britaninë, tani është koha që Keir Starmer të marrë masa