Po vazhdojnë të mbahen trajnimet e ndihmës së parë për shoferët e ardhshëm

Ky është vetëm një nga demostrimet e shumta që realizohen  në Kryqin e Kuq dega në Gjakovë gjatë ligjëratave të atyre që pritet të jenë vozitës të ardhshëm. Sipas trajnerit Ali Alija duke pasur parasysh rastet e shumta të fatkeqsive këto trajnime janë të domosdoshme.

Sipas sekretares Fllanza Bakija-Lama ky trajnim është ndër burimet e pakta të të hyrave për këtë organizatë.

Ajo thotë se ky nuk është programi i vetëm i Kryqit të Kuq Dega Gjakovë.

Kryqi i Kuq-Dega Gjakovë është ndër degët që ka më së shumti programe të cilat përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe vullnetarët e saj janë vlerësuar më aktivët në Kosovë.

Read Previous

OJQ-të në Gjakovë reagojnë për themelimin e komisioneve në mbledhjen e Asamblesë Komunale

Read Next

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F. K., për vepër penale të dhunimit dhe sulmit seksual