Ngrohtorja e qytetit është vazhdimisht duke punuar në mënyrë intensive në instalimin e rrjetit të ri të ngrohtores. Kompania “All Zone” e cila është e kontraktuar për instalimin e rrjetit të ri e njejta është e kontraktuar edhe për rregullimin ose kthimin në gjendje të mëparshme të rrugëve pas instalimit.
Punimet janë duke u kryer sipas planifikimeve, instalimi është duke u bërë në pjesën veriore të qytetit tha drejtoresha e ngrohtores Albana Dulatahu Skivjani.
Në këto punime është janë duke u zëvendësuar gypat e vjetër me të rinjë, pasi ata kanë qenë tejet të dëmtuar dhe i kanë shkaktuar ngrohtores humbje të mëdha.
Çmimi për shërbimet e ngrohtores ende nuk dihet pasi që pritet të shqyrtohen, ashtu si çdo vit tjetër.
Ngrohtorja e qytetit këtë muaj ka planifikuar të mbajë edhe sesione informuese me qytetarë në lidhje me të rejat e kompanisë si dhe çdo shqetësim që klientët e ngrohtorës mund të kenë, qytetarët përmes mjeteve të ndryshme të informimit do të njoftohen me kohë nga kjo kompani se kur dhe ku do të mbahen sesionet informuese.