Po shkëlqen te Brighton, Manchester City vihet pas talentit irlandez Evan Ferguson

I fortë fizikisht, i shpejtë dhe i “ftohtë” para porte. Ky është profili i talentit 18-vjeçarit të sulmit, të “pulëbardhave” të Brighton, Evan Ferguson, me irlandezin, që deri më tani ka shënuar plot 4 gola, në 4 sfidat e para të Premier League.

Performanca të tilla e kanë vënë irlandezin në “radarët” e “gjigandëve” të Premier League, me “qytetarët” e Manchester City, të cilët duket se nuk mjaftohen me “vikingun” Erling Haaland, në majën e sulmit dhe kërkojnë një tjetër “përbindësh” për repartin ofensiv.

Ferguson pëlqehet shumë nga tekniku Pep Guardiola dhe me një vlerë kartoni prej 30 milionë eurosh, nuk do të ishte habi nëse iralndezi firmos me “qytetarët” që në merkaton e dimrit, duke ia sjellë teknikut spanjoll, si një “dhuratë” për festat e fundvitit. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Kërcënimet nga organizata terroriste serbe ‘Severna Brigada’, Sveçla: Armiqtë do të japin llogari para ligjit

Read Next

Polemika në shtëpinë e Ferrarit, babai i Sainz: Djalin tim e trajtojnë ndryshe nga Leclerc