Po shkëlqen si i huazuar në Turqi, Burnley ka marrëveshje në parim me Norwich për Milot Rashicën

Milot Rashica pritet që gjatë verës të ndryshojë sërish ambient, por jo jashtë Anglisë.

Reprezentuesi i Kosovës është aktualisht pjesë e Norwich Cityt, mirëpo po luan në huazim te Galatasaray deri në fund të këtij sezoni.

Forma e lartë në Turqi ka bërë që shumë skuadra të jenë të interesuara për të, por një klub është më afër marrëveshjes.

Sipas asaj që raporton AS, Brunley e do transferimin e Rashicës nga Norwichi dhe ka marrëveshje në parim me ta.

Shuma e transferimit do të jetë në 15 milionë euro, ndërsa pritet konfirmimi nga të dyja klubet.

Kjo padyshim se do të jetë një lëvizje e mirë për Rashicën, pasi Burnley po rikthehet në Ligën Premier nën urdhrat e Vincent Kompany, gjersa aty luan edhe Arijanet Muric. /Telegrafi/

Read Previous

14 milionë vende pune janë në risk gjatë 5 viteve të ardhshme, alarmi i Forumit Ekonomik Botëror

Read Next

Moti në Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë