Platini: Ka marrë fund monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s, një ditë do të funksionojë Superliga

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport,” Michel Platini ka ndarë mendimet e tij për situatën aktuale në Juventus, formatin e ri të Ligës së Kampionëve dhe përballjen e tij me FIFA-n.

Platini, ish-president i UEFA-s, komentoi rikthimin e familjes ‘Agnelli’ në Juventus, duke thënë: “Ndoshta Andrea Agnelli u soll pak si tifoz. Më ka bërë shumë të lumtur rikthimi i familjes ‘Agnelli’ te Juve. Nuk dija shumë për John Elkann, por është një lajm i mirë për klubin.”

Kur u pyet për formatin e ri të Ligës së Kampionëve, ku Juventus do të përballet me Interin, Milanin, Bolognan dhe Atalantën si përfaqësues të Italisë, Platini shprehu shqetësimin e tij. Ai tha: “Nuk më pëlqen kjo skemë e re e Champions-it. Forma e mëparshme me 32 ekipe dhe grupe ishte më e mirë. Ceferin u dorëzua para klubeve, dhe ky ndryshim reflekton ndikimin e tyre në UEFA. Monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s ka mbaruar, dhe gjithçka ka filluar me ‘Bosman’. Nuk më pëlqen ky ndryshim, por kështu është tani.”

Në lidhje me FIFA-n dhe presidentin aktual Gianni Infantino, Platini bëri disa komente të forta: “Infantino më tha se do të më priste dhe publikisht deklaroi se do të më hapte krahun kur të kthehem. Megjithatë, më pas FIFA ngriti kallëzim penal kundër meje. Unë kam qenë jashtë futbollit dhe nuk mund të isha as shofer i presidentit. Ky veprim është për të ardhur keq dhe është një pasqyrë e situatës që kam kaluar.” /Telesport.al/

Read Previous

Noa Argamani thotë se pengjet izraelite duhet të kthehen përpara se të jetë ‘tepër vonë’

Read Next

Rivaliteti strategjik i fuqive botërore kërcënon të pushtojë Ishujt e Paqësorit