Plani i Serbisë për vrasjen e Kurtit, Musliu: Alarmante, por asgjë e re

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka reaguar pas lajmeve për planin e Serbisë për vrasjen e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Musliu në një postim në X shkruan se lajmi për planin e Serbisë për vrasjen e Kurtit është alarmante, raporton Telegrafi.

“Lajmi për tentativën për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga Serbia është alarmante. Por, asgjë e re, kur kemi parasysh se ata vranë kryeministrin e tyre, Gjingjiqit dhe politikanë të tjerë, si Stamboliq etj”, shkruan Musliu. /Telegrafi/

Read Previous

Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme

Read Next

Profesionistët: Po abuzohet me disa ilaçe kundër dhimbjes