Pasi ka siguruar edhe një tjetër mandat në krye të klubit nga Santiago Bernabeu, Ai tashmë ka bërë gati një plan për mandatin e ardhshëm që parasheh transferimin e dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit, shkruan e përditshmja sportive madrilene AS.
Perez synon blerjen e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, objektiv i kahershëm i Real Madridit.
Por, Perez po ashtu ka synim edhe fenomenin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Cikli i ri presidencial në Real Madrid do të jetë gjatë 2021-2025.