Plagoset një person në Gjakovë (FOTO)

Një person ka mbetur i plagosur sonte, rreth orës 18:30 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Burimet e TV Syrit kanë bërë me dije se personi i plagosur me inicialet B.M i moshës rreth 40 vjeç është dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

Rastin për TV Syri e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq zëdhënësi për informim në Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj ka thënë se hetimet në lidhje me këtë rast tashmë kanë filluar, për të identifikuar edhe të dyshuarit.

Read Previous

Pas 140 ditësh ngrohtorja e qytetit do të përmbyllë sezonin e ngrohjes

Read Next

Kardiologu rrëfen si 79-vjeçarja nga Gjakova u kthye në jetë pas disa vdekjesh klinike