Plagosja e trefishtë: Dy janë serb, tjetri avokat shqiptar – Prokuroria e Pejës jep detaje të reja për rastin në Deçan

Një plagosje e trefishtë ka ndodhur në orët e para të së martës në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë për Gazeta Online Reporteri.net se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes nga një zyrtar policor, e ku më pas i ka dalë në ndihmë policia.

Ai deklaroi se të plagosurit, dy janë të nacionalitetit serb dhe një shqiptar, e ky i fundit është avokat.

“Ne e kemi këtë çështje pune pas mesnatës në një lokal në Deçan ka ndodhur një rast ku janë plagosur tre persona nga një person i dyshuar. Në këtë rast ka intervenu një zyrtar policor, i cili e ka arrestuar në vendin e ngjarjes të dyshuarit dhe menjëherë ka dal Policia e Kosovës ndihmë, teknika edhe njëkohësisht prokurori i krimeve të rënda”.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe tre personat e tjerë janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe dy nga të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe njëri është i nacionalitetit shqiptar, i cili ka qenë bashkë me ta dhe është avokat”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi për Gazetën Online Reporteri.net.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës. Përmes një komunikate ata kanë bërë të ditur se njëri nga të plagosurit po trajtohet tek ta, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

/Reporteri.net/

Read Previous

Grenlanda: Nuk pranojmë pushtim nga SHBA-ja në asnjë rrethanë

Read Next

“Gatishmëri për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit” – KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët