Pjesëmarrja e Kurtit në Forumin e Varshavës, Butikofer: Kjo tregon se QUINT-i gaboi me Kosovën

Ish-deputeti nga radhët e Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore ndaj Kosovës, duke i cilësuar gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Butikofer e ka vlerësuar si inkurajuese pjesëmarrjen e Kurtit në Forumin e Varshavës, me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

“Për të ftuar Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është QUINT-i në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar ai në X. /GazetaSinjali/

Read Previous

Dumani: SPAK po maturohet, pavarësia institucionale kushti themelor për sukses

Read Next

41,788 palestinezë të vrarë në ofensivën e Gazës që nga 7 tetori