Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se vendi po shënon moment historik në Lojërat Paralimpike.
Kjo për faktin se është hera e parë që Kosova merr pjesë në kësi lloj organizimi.
“Flamurin e shtetit tonë në parakalim e barti me shumë krenari paraatleti ynë i vetëm, Grevist Bytyqi. Grevisti do të garojë të shtunën në garën e vrapimit 1500 metra në kategorinë T46. Çdo hap i tij në këtë garë, le të jetë hap drejt suksesit tonë në sport dhe qasje gjithëpërfshirëse”, shkroi Kurti në Facebook. /Klankosova.tv/