Pjesa e sipërme e tabelës dhe arena evropiane, synimet kryesore të KH “Vëllaznimit”

Klubi i Hendbollit  “Vëllaznimi” në konkurencën e meshkujve deri më tani i ka të zhvilluara 5 ndeshje. Pas një starti jo aq të mbarë Vëllaznimi i ka regjistruar dy humbje, të cilat si duket e kanë këndellur klubin për të gjetur më pas rrugën e tri fitoreve rresht sa i numëron tani. Trajneri i klubit Dren Nagavci, tha që rezultatet e mira janë synimi kryesor i Vëllaznimit këtë sezon.

E ngritja në tabelë dhe prekja e arenës evropiane të henbollit, është një pikësynim tjetër që e ka skuadra gjakovare.

Që përgatitjet e klubit janë duke shkuar mirë, e tha edhe henbollisti Egzon Lluka, e që sipas tij klubi nuk e ka asnjë pengesë në arritjen e sukseseve.

Ndër të tjera kujtojmë që henbollistët e Vëllaznimit këtë sezon kanë qenë pjesë e e Kupës Evropiane të henbollit, duke e shënuar kështu histori si pjesëmarrjen e parë në një garë evropiane në histori të këtij klubi.

Read Previous

19 vjeçari dënohet me dy vjet burgim pasi torturoi qenin e tij

Read Next

Në Universitetin e Gjakovës prijnë kandidatet femra në konkursin për bursa nga Ministria e Arsimit