Pilotët po stërviten me aeroplanin e parë 100 për qind elektrik

Creator: Staff Sgt. Marco Gomez | Credit: 436th Airlift Wing Copyright: Public Domain

Pilotët po stërviten me aeroplanin e parë 100% elektrik në Portugalinë veriore.

Aeroplani i parë 100% elektrik i certifikuar në botë po përdoret për mësim në Viseu, në Portugalinë veriore.

“Është një aeroplan, 100% elektrik, ka vetëm shtytje elektrike, të mundësuar nga dy bateri, secila prej 12.5 kilovat (KW), me fjalë të tjera, 25 kw në total, me një autonomi prej 50 minutash, peshon rreth 500 kilogramë dhe është krejtësisht e përshtatshme për fazat fillestare të mësimit”, thotë, José Madeira, CEO i Akademisë Ndërkombëtare të Fluturimeve.

Madeira ka spejguar se një aeroplan me kerozin ka një kosto prej 150 eurosh në orë, ndërsa ai elektrik 7 deri në 8 euro, që është një dallim i madh.

“Në anën stërvitore dhe operacionale është një aeroplan më ergonomik dhe do ta bëjë më të lehtë mësimin për studentët tanë”, thotë piloti Ines Oliveira.

Fluturimi inaugurues i aeroplanit 100% elektrik, me dy vende, u komandua nga instruktori i lartë Inês Oliveira. /RTK/

Read Previous

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku për 24 orë

Read Next

Policia jep detaje nga bastisja e djeshme në Leposaviq