Pianistja Lyra Pylla, mban koncertin e parë recital

E re në moshë por edhe në botën e artit, megjithatë me elegancë e përkushtim, ia doli të paraqitet para publikut  me koncertin e parë recital në piano. Në sallën e koncerteve në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, maturantja Lyra Pylla dhuroi një performacë pianistike për publikun në sallë, me 4 vepra të përzgjedhura nga kompozitorët gjermanë.https://www.syri-vision.tv/

Profesoresha Tringa Siqeca, e cila vazhdimisht punoi me Lyren për tu prezantuar para artdashësve sa më suksesshëm, përformancën e nxënëses së saj e cilësoi si ngjarje të rëndësishme në rrugëtimin muzikor.https://www.syri-vision.tv/

Me mbështetjen e familjes, Lyra premton që nuk do të ndalet. Synim kryesor i saj është që përmes notave të bukura të pianos të transmetojë vlera artistike edhe në koncertet tjera që janë gjithsesi pjesë e planeve të pianistes së ardhshme.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Arben Vitia: Synojmë 500 mijë vaksinime brenda një muaji

Read Next

Nagavci uron maturantët për Provimin e Maturës Shtetërore