Philip Kosnett: Fati i të pagjeturve nuk duhet të jetë peng i politikës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se edhe pas dy dekadave, familjarëve të të zhdukurve u mungon përgjigja për të dashurit e tyre dhe se kjo çështje nuk duhet të jetë peng i politikës.

Në rrjetin social twitter, Ambasadori Kosnett, pati edhe një apel për liderët politikë të rajonit, njofton Klan Kosova.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ne e vlerësojmë përparimin e fundit në nivel të punës. Por, pas më shumë se dy dekadave, familjarëve ende u mungon përgjigja për më të dashurit e tyre. Për të gjithë liderët politikë të rajonit: fati i personave të zhdukur nuk duhet të jetë peng i politikës”./eo/

Read Previous

Numërohen 93% e kutive të votimit: Partia Socialiste kalon në 74 mandate

Read Next

6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve ​për trajtim mjekësor jashtë vendit