Pfizer dhe BioNTech: Doza e tretë, efektive për ta luftuar Omicronin

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se rritja e vaksinimit me vaksinën kundër koronavirusit premton se do të ketë efekt në mbrojtjen efektive nga varianti Omicron.

Sipas tyre doza e tretë siguron nivel të ngjashëm të antitrupave kundër Omicronit, sikurse dy dozat për variantet tjera, raporton BBC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, paraprakisht ka thënë se vaksinat janë të efektshme kundër rasteve më të rënda me Omicron.

Hulumtimet anembanë botës janë duke mbledhur të dhëna rreth këtij varianti.

Read Previous

​Kurti e falënderon Merkelin, uron kancelarin e ri Olaf Scholz

Read Next

Rruga “Hasan Metaj” në fshatin Skivjan në hall me ujërat e zeza