Petkoviq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Në ditën e parë të vizitës, Petkoviq do të marrë pjesë në një festë fetare në Prilluzhë.

Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Rashkë-Prizrenit dhe Kosovës, si dhe një fjalim nga Petkoviq.

Nga ora 12, Petkoviq do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviqit, njoftoi zyra e tij.

Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviq do të vizitojë Qendrën Universitare në veri të Mitrovicës dhe më pas është planifikuar një vizitë në Graçanicë.

Read Previous

Kërkesa për korigjime në dokumentacion, sipas KQZ-së është proces normal

Read Next

Sogojeva: Pranojmë masat e marra, por asnjëherë mbylljen totale