Peticioni online për heqjen e vizave për Kosovën, zyrtarja e BE-së njofton se janë mbledhur 5 mijë nënshkrime

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ditë më parë ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Së fundmi ajo ka njoftuar se janë bërë 5 mijë nënshkrime në këtë peticion, duke bërë thirrje që të arrihet numri prej 7 mijë e 500 nënshkrimeve.

“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le të arrijmë 7500”, ka shkruar Schneeberger.

Read Previous

​Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FSK-së trajnohen nga ushtria e Shqipërisë

Read Next

Asnjë rast i ri me COVID-19 në 24 orët e fundit