Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Gjakovë. Lidhur me këto raste u arrestuan pesë të dyshuar- tre prej tyre u dërguan në mbajtje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në njërin rast në Prishtinë një person dyshohet se sulmoi të dashurën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Prishtinë 18.02.2026 – 06:00. Është raportuar se është sulmuar fizikisht viktima femër nga i dashuri i saj mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
E në rastin e dytë, një person dyshohet se i shkaktoi dhunë psikike nënës dhe demoloi shtëpinë.
“Prishtinë 18.02.2026 – 19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij dhe ka demoluar shtëpinë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në anën tjetër, në Pejë djali dyshohet se sulmoi nënën dhe vëllanë. I dyshuari nën ndikimin e alkoolit gjatë arestimit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Rasti u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Pejë 18.02.2026 – 18:45. Dy viktimat nënë e djalë kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në Rahovec u arrestua një grua nën dyshimin se dëboi nga shtëpia bashkëshortin e saj.
“Rahovec 18.02.2026 – 15:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ajo ka dëbuar nga shtëpia bashkëshortin e saj mashkull kosovar, duke e kanosur. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Edhe në Gjakovë janë raportuar dy raste. Në të parin, një person u arrestua nën dyshimin se sulmoi gruan me të cilën bashkëjeton.
“Gjakovë 17.02.2026 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht viktima femër kosovare me të cilën bashkëjeton, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në rastin tjetër, një cift u arrestuann pasi dyshohen se janë përleshur mes vete.
“Gjakovë 18.02.2026 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (të dashur mes vete), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti, por nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi