Pesë raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parasë – Ato kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Suharekë, Prizren e Klinë.

Për rastin në Klinë, Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë, ndërsa sot iu sjellë detajet për rastet tjera.

Në Fushë Kosovë, dje rreth orës 09:35, një zyrtare e bankës ka raportuar se një klient ka deponuar 100 euro false.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se më 8 prill një klient i saj i ka pasur borxh 130 euro, mirëpo kur ia ka kthyer ia ka dhënë një kartëmonedhë në vlerë prej 500 euro, që dyshohet se ka qenë e falsifikuar.

Ndërsa, në Suharekë një zyrtar i bankës ka raportuar se një klient i tyre ka deponuar 100 euro false.

Një zyrtar tjetër i një banke në Prizren ka raportuar se disa klientë kanë deponuar 529.5 euro para false në monedha e kartëmonedha të ndryshme.

Të gjitha kartëmonedhat janë sekuestruar dhe hetimet po vazhdojnë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit

Read Next

​Kurti takon përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane