Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Podujevë, Fushë-Kosovë, Suharekë, Klinë dhe Gjakovë, ndërsa lidhur me këto raste janë arrestuar pesë të dyshuar.

Sipas raporti 24 orësh të Policisë, në Podujevë një shtetase e huaj ka raportuar se është sulmuar nga një burrë, i cili më pas është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Fushë-Kosovë thuhet se një grua ka raportuar se është sulmuar nga një burrë, i cili po ashtu është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Suharekë është arrestuar i dyshuari se sulmoi familjarët. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.

“Suharekë / 10.04.2024 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqe dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në Klinë është arrestuar një burrë nën dyshimin se sulmoi një grua.

“Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndërsa, në Gjakovë u arrestuar i dyshuari se fyu verbalisht dhe tentoi ta sulmonte fizikisht një grua.

“Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimen femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

Read Next

Donacioni i Gjermanisë për FSK-në, Rohde: Një hap më afër Kosovës, kjo është një ndihmë për logjistikën