Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:10, në fshatin Mleqan, komuna e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një autobus si dhe tri makina.
Përmes raportit policior të dërguar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur pesë persona.
Raporti i plotë i Policisë :
Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë).
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar.
Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.
/tvsyrivision/