Përurohet objekti i ri i shkollës “Luigj Gurakuqi” në Korenicë

Ky objekt i ndërtuar para 31 viteve, i shkollës Luigj Gurakuqi të fshatit Korenicë tashmë po ia lëshon vendin këtij objekti të ri, i cili nga nesër do të jetë në funksion. Në përurim të pranishëm ishin kryetari Gjini me bashkëpunëtorë, kryetari i fshatit Korenicë, si dhe personeli arsimor. Nikë Prela, kryetar i fshatit, u shpreh i lumtur për investimin e bërë në këtë vatër të diturisë.

Shukri Smajli, drejtor i këtij institucioni, theksoi se tashmë nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë objekt të denjë për të zhvilluar një proces mësimor sa më objektiv të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Kryetari Gjini potencoi se shkolla e këtij fshati të martirizuar do të shkollojë breza të tërë nxënësish.

Vlen të theksohet se komuna e Gjakovës ka investuar në fushën e sportit, në rrethojat e oborrit, si dhe në rregullimin e  oborrit të shkollës, kurse ministria e Arsimit dhe Shkencës ka participuar me pjesën tjetër për ta bërë këtë vatër arsimi të duket kështu.

Të pranishmit këtu u argëtuan me pika artistike të përgatitura nga nxënësit.

Read Previous

A e dini se Bitcoin harxhon 10 herë më shumë energji elektrike sesa Google?

Read Next

Llapi triumfon në udhëtim te Trepça ’89 dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës