U shënua 22 vjetori i rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan në komunën e Gjakovës. Bashkëfshatarë e familjarë të atyre që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë, u mblodhën për të nderuar të rënët përmes lapidarit të ndërtuar në këtë fshat. Në emër të familjarëve, Luan Dinaj tha se kujtimi për ata që humbën jetën është akoma i freskët.
Për ndërtimin e këtij lapidari ka kontribouar edhe komuna e Gjakovës. Kryetari Ardian Gjini ndër të tjera tha se duhet të jemi falenderues që fëmijët tanë sot rriten të lirë.
Kujtimi për këta dëshmorë mbetet i paharrueshëm tha kryetari i OVL- UÇK në Gjakovë, Sadri Hoxha, i cili po ashtu ishte prezent në këtë ngjarje.
Në fund të pranishmit bën zbulimin e lapidarit që do të mbetet përherë simbol i qëndresës dhe luftës së atyre që nuk hezituan në asnjë moment të japin jetën për lirinë që gëzojmë sot.