Është dorëzuar në polici i dyshuari për sulmin e djeshëm në Prishtinë.
Bëhet e ditur se burri që shihet në pamjet e publikuara duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme
I njëjti ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga dita e djeshme.
Njëra nga vajzat që shihet në pamje duke u sulmuar, ka thënë për mediat se ndihen të rrezikuara dhe se personi që shihet në pamje duke i sulmuar, ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.