Zyrtarët policor të cilët kanë kontakte të vazhdueshme me komunitetin, edhe përkundër fluksit të angazhimeve të tyre, vazhdimisht po shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit, kjo për faktin që të ruhet sa më shumë shëndeti i qytetarëve. Major Avdi Berisha nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës përmes lidhjes telefonike për televizionin Syri është shprehur se mbi 70% e personelit policor në Gjakovë, janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës antikovid, ndërsa një numër i konsiderushëm e kanë përfunduar edhe dozën e dytë. Për shkak të ngarkesave dhe planeve operative në këte kohë kanë mbetur vetëm një numër i vogël i zyrtarëve policor të pa vaksinuar megjithatë është një vullnet i madh nga policia e Kosovës që të gjithë të punësuarit mundësisht të imunizohen brenda një periudhe të caktuar kohore.
Njëjtë janë duke vepruar edhe në brigadën e zjarrëfiksave në Gjakovë, ku përkundër punëve të vazhdueshme rreth 40% e personelit janë vaksinuar.
Se vaksinimi është i obligueshëm për të gjithë qytetarët e vendit është thënë edhe nga zyrtarë qeveritar, kështu që për një siguri të plotë, vaksinimi duhet të ndodhë sa me parë, e sidomos me personat veprimtaria e të cilëve konsiston me sigurinë e komunitetit.