Personat me nevoja të veçanta në Gjakovë shënojnë festën e Pavarësisë

Shoqata e të verbërve në komunën e Gjakovës për nder të festës së 17 shkurtit, pavarësisë së Kosovës ka zhvilluar disa lojëra në shah dhe domino.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin edhe shoqata “Handikos” si dhe ajo e shurdhmemeceve të Gjakovës. Lojërat e zhvilluara nga anëtarët e tri shoqatave kishin karakter garues.

Krahas argëtimit u mendua edhe për çmime simbolike.

Kur garat përfunduan, fitues në garat e shahut dolën, Shkumbin Zherka Shaip Kastrati dhe Mehmet Arifi.

Ndërkaq pjesëmarrëit tjerë që u bënë pjesë e këtij aktiviteti e vlerësuan organizimin duke shtuar që evente të tilla të jenë më të shpeshta.

Read Previous

Çështja e Ukrainës, Biden bisedë telefonike me kancelarin gjerman Scholz

Read Next

Festa e pavarësisë nëpërmjet fotografive