Persona të maskuar grabisin në pompën e derivateve

Dy persona të maskuar, në mesnatën e së shtunës nën kërcënim me armë të ftohta kanë grabitur një pompë të derivateve në Stanoc të Epërm, komuna e Vushtrrisë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se punëtori i pompës ka njoftuar se ia kanë vjedhur pazarin ditor.

“Stanoc i Epërm, Vushtrri/06.04.2024-02:05. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i pompës së derivateve, ka njoftuar se dy persona të maskuar duke e kërcënuar, njëri me qekan dhe tjetri me thikë i kan grabit pazarin ditor dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./rtklive

Read Previous

​Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë

Read Next

Kur pritet të ndodhë eklipsi total diellor?