Përse në Islandë nuk ka mushkonja?

Kruarje dhe bezdi. Këto janë disa nga pasojat e të jetuarit me mushkonja, të cilat janë gjithmonë të pranishme në Shqipëri, sidomos gjatë verës.

Por, ekziston një vend në botë që nuk e ka këtë problem dhe ky vend është Islanda. Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze.

Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celsius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celsius. Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye.

Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin. Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi./Indeksonline.net/

Read Previous

114 vjet nga themelimi i shoqërisë “Diell’ i Shqipërisë” në Boston

Read Next

Mjekët i heqin 50 bateri nga stomaku i një gruaje