114 vjet nga themelimi i shoqërisë “Diell’ i Shqipërisë” në Boston

Si sot, më 19 shtator 1908 u themelua shoqëria “Diell’ i Shqipërisë” me qendër në Sauthbrixh, Boston, ShBA.

Themeluesit ishin, siç thotë vetë kanonizma (rregullorja), shqiptarë të krishterë e myslimanë, toskë e gegë.

Synimi i shoqërisë ishte hartimi, shumëfishimi dhe shpërndarja e librave në gjuhën shqipe, kurse të ardhurat e mbledhura nga shitja do të ripërdoreshin për shtypjen e librave të tjerë. Shoqëria do të kishte stemën dhe vulën e saj. / KultPlus.com

Read Previous

Pas uljes së temperaturave pritet të përhapet gripi sezonal

Read Next

Përse në Islandë nuk ka mushkonja?