Përmbytjet në Greqi, mes viktimave edhe një shqiptar

Stuhitë e tërbuara që goditën jugun e Ballkanit, përfshinë gjatë natës edhe veriperëndimin e Turqisë.

5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur në qytetin më të populluar të Turqisë, atje ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe përmbytën qindra ndërtesa.

Ndërsa në Greqi u thellua në 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur, bilanci i stuhisë katastrofike që goditi të martën rajonet qëndrore dhe perëndimore të vendit. Mediat greke bëjnë të ditur se një prej viktimave është një fermer shqiptar 51-vjeçar, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike.

Dy viktima nga përmbytjet e të martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të mërkurë ditë zie. Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në Brazil atje ku 21 persona humbën jetën në Lazhedu qytetin jugor që u përmbyt i gjithi. /tvklan.al/

Read Previous

Pesë lojtarë për 402.5 milionë paund, si dështoi Man United në merkato

Read Next

Hoxha: Qytetarët s’kanë nevojë të frikësohen nga Policia, përveç atyre që janë në kundërshtim me ligjin