Përmbytje masive në jug të Francës

Nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme

Jugu i Francës është përfshirë nga përmbytje të mëdha dhe qindra persona janë evakuuar.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se nuk janë shënuar viktima, por nje person rezulton i zhdukur. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek shtëpitë dhe infrastruktura nëpër qytete e fshatra.

Rreth 800 zjarrfikës janë angazhuar për të zhvendosur njerëzit me helikopter dhe mjete të tjera. Lumenjtë dolën nga shtrati dhe uji vërshoi në rrugët e zonave të banuara.

Shkollat ​​në të gjithë rajonin janë mbyllur për shkak të situatës së rënduar. Akset rrugore jane bllokuar dhe disa qyteza janë prekur nga rrëshqitjet e dheut.

Përmbytjet vijnë pas një sezoni të motit ekstrem që pa zjarre shkatërruese pranë Rivierës Franceze dhe rreth Mesdheut, përmbytje rekord në Gjermani dhe Belgjikë dhe thatësira ose valë të nxehtit në zona të tjera në të gjithë botën./KlanNews.

Read Previous

Mediat gjermane: Merkel në Ballkan, sinjal për BE

Read Next

​Lajçak: Me Kurtin nuk biseduam për hapjen e arkivave të Kosovës