Përmbyset anija me emigrantë në Itali, 30 të vdekur

Një anije me emigrantë është përmbysur në në Cutro, në zonën e Crotone. Mediat italiane bëjnë me dije se si pasojë 30 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë mësohet se në anije ishin 180 persona, nga të cilët shumë  ende nuk janë gjetur.

Përveç trupave të gjetur në plazh, në zonën e “Steccato” ka edhe nga ato të gjetura në det që ende nuk janë gjetur.

Në vendngjarje së bashku me karabinierët dhe policinë ndodhen Guardia di Finanza, roja bregdetare dhe zjarrfikësit, raporton Euronews.

Për shkak të motit, anija është ndarë në dysh, ndërkohë që pritet që numri i viktima të rritet./Sinjali/

Read Previous

E hëna vendimtare, çfarë do të ndodhë nesër në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë?

Read Next

Sabiha Kasimati, shoqja e klasës së Enver Hoxhës që u pushkatua me urdhër të tij