Çitaku-Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet, prioritetet i përcakton populli
Një përleshje ka ndodhur në rrugën “Xhafer Lipoveci” në Gjakovë, ku janë përfshirë persona të mitur.
Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga zyrja për informim dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë (DRP-Gjakovë).
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, patrullat policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur një armë e ftohtë – thikë.
Në vijim mund ta lexoni raportin e plotë të Policisë së Kosovës:
“Më datë 16 tetor 2025, është pranuar informata për një përleshje fizike në rrugën “Xhafer Lipoveci”. Patrullat policore janë përgjigjur menjëherë rastit. Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme viktima dhe është gjetur një armë e ftohtë – thikë. Më vonë, në Stacionin Policor në Gjakovë, është paraqitur edhe viktima tjetër.
Të dy janë persona të mitur dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Deri më tani janë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve (të mitur) dhe rasti vazhdon të jetë nën hetim.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është inicuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.”