Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Gjakovë me ç’rast një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për TV Syri-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Dje rreth orës 20:10 është pranuar informatë se katër persona (meshkuj të moshës madhore) ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë). Gjendja e tij shëndetësore, sipas personelit mjekësor, është stabile. Policia ju ka përgjigjur rastet dhe janë arrestuar tre të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje, ndërsa lënda do i dërgohet prokurorit në procedurë të shpejt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/