Përleshje me mjete të mprehta mes disa personave në Jabllanicë

Nga burime të Syri-t mësohet se në Jabllanicë ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku është përdorur një mjet i mprehtë (thikë).
Patrulla policore me të arritur në vendin e ngjarjes nga një qytetar është njoftuar se viktimat si rezultat te plagëve qe kanë marrë nga mjeti i mprehtë janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë ku pas pranimit te tretmanit mjekësor viktima për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Pas intervistimit të dëshmitarëve dhe njërit nga të dyshuarit ka deklaruar se pasi kishin konsumuar alkool se bashku në një lokal dhe me të dalë jashtë pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar me thikë duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore (dy plagë në qafë, shpinë dhe në pjesën barkore) poashtu viktima derisa po tentonte t’i ndante kishte pësuar plagë në këmbën e djathtë. I dyshuari nuk është takuar dhe i njëjti ndodhet në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve te stacionit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Read Previous

8,703 raste aktive me coronavirus, IKSHPK apelon për respektimin e masave

Read Next

IPK jep detaje për arrestimin e 8 zyrtarëve policorë që dyshohen edhe për shitblerje të drogës