Përmes një deklarate nga Stacioni i Policisë në Gjakovë, është bërë e ditur se mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Yll Morina” ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Deklarata e plotë e Policisë :
“Me datë 17.03.2022 rreth orës 21:00 patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit rrahje e ndodhur në Rr. “Yll Morina” në Gjakovë, ku bëhej fjalë për rrahje në mes të disa personave .
Me të arritur në vendngjarje patrulla është njoftuar se një person ishte derguar në spitalin “Isa Grezda”, ndërsa të dyshuarit ishin nisur në drejtim të panjohur.
Gjithashtu patrulla ka shkuar në spital ku kanë takuar viktimën i cili ishte i lënduar në kembë me mjet te mprehtë.
Po ashtu të njejtit e kanë goditur edhe viktimen tjetër me mjet të fortë në kokë.
Viktima për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti nën hetime.“