Përkeqësohet situata me zjarret në Shëngjin, flakët arrijnë shumë pranë apartamenteve

Është vështirësuar me tej situata me zjarret në Shëngjin.

Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë, raporton Tch.

Zjarri po ndihmohet nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët.

Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave. /Top-Channel/

Read Previous

Donat Rrudhani bëhet me skuadër të re

Read Next

Shkon në tre numri i fëmijëve të vdekur nga sulmi me thikë në Angli