Përgjatë marsit, KEDS zë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë të ditur se gjatë muajit mars janë kryer 6 mijë e 124 kontrolle të konsumatorët që dyshoheshin se po keqpërdornin rrymën.

Nga 500 raste është vërtetuar se ata kishin keqpërdorur rrymën duke anashkaluar matjen e saktë të energjisë elektrike.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet nga KEDS.

Që nga muaji gusht, atëherë edhe kur kishin filluar paralajmërimet për krizë energjetike që do të mbërthej edhe Kosovën, ku meqë rast do të ishte e nevojshme të fillohej edhe me reduktime të rrymës për shkak të çmimit të lartë në berzat ndërkombëtare, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), kishte rritur kontrollin.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Rritja e kontrollit kishte nisur nga ekonomitë familjare dhe komerciale, që dyshohej se shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë të paautorizuar.

Nga KEDS-i në të kaluarën ishte thënë se kanë investuar në njësorë digjitalë dhe njësi matëse dhe këto investime kanë ndikuar që ndër vite të bie niveli i vjedhjes së rrymës.

Por, sërish kjo kompani kishte thënë se humbjet e energjisë vazhdonin të jenë të mëdha.

Ndërkaq, nga ministria e Ekonomisë, ishte thënë se janë duke ndërmarrë masa për të dhënë ndihmën e duhur në ndërprerjen e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike së bashku me organet ligjzbatuese dhe kompaninë KEDS.

Gjithashtu ishte paralajmëruar se do të merren masa shtesë për këtë dukuri.

Përveç që vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale sipas Kodit Penal, ajo po ashtu përbën kosto të papërballueshme që duhet të paguhen nga paratë e të gjithëve. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti: Nuk i shmang dot marrëveshjet nga e kaluara, këtë na e kujtuan aleatët

Read Next

Kurti: Serbia ka pranuar të trajtoj Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare